“Makedonija Pat” prezanton makinat e punës me të cilat pastron borën (FOTO)
Ndërmarrja Publike “Makedonija Pat” vlerëson që është e nevojshme që të jepet një informacion i saktë dhe objektiv drejt qytetarëve dhe drejt të punësuarve në këtë ndërmarrje, gjegjësisht të demantoj deklaratat e mediave gjatë ditëve të fundit, të cilat e kritikuan atë.
“Të punësuarit tanë janë të organizuar dhe të angazhuar maksimalisht për pastrimin e rrugëve, por makinat me të cilat punojmë janë të amortizuara dhe mezi funksionojnë. Për gjendjen e makinave janë të njoftuar të gjithë si dhe janë kërkuar mjete për pajisjen e minimum me makinat e domosdoshme. Ndërmarrja Publike intervenon në të gjitha rrugët e Maqedonisë edhe ato të cilat nuk janë nën kompetencë të saj siç është Vevçani dhe disa fshatra të tjer, të cilat janë nën kompetencat e vetëqeverisjes lokale. Apeloj deri të Qeveria e Maqedonisë që të ndaj mjete për ripërtrirjen e mekanizmave me të cilat për momentin funksionon kjo ndërmarrje, me ç’rast do të funksionojnë më mirë dhe nuk do harxhohen më mjete në riparimin e tyre pasi që ai nuk është I mjaftueshëm se ato janë të amortizuara”, thuhet në njoftimin e NP “Makedonija Pat”.