Argjentina e fortë për Italinë, ndalet Gjermania

Kombëtarja e argjentinës ka arritur të shënojë një fitore solide prej 2-1 në miqësoren kundër Italisë që u zhvillua në Olimpic të Romës.

Ishin mysafirët të cilët kaluan të parët në epërsi falë golit të shënuar 20’ nga lojtari i ri i Napolit, Gonzalo Higuain. Me erpësi minimale përfundon dhe pjesa e parë.

Në minutën e 49’ Enver Banega arriti që të dyfishojë epërsinë e Argjentinës para se Insigne 76’ të ngushtojë epërsinë e Argjentinës.

Deri në fund nuk kishte ndonjë gol tjetër, dhe kështu ndeshja përfundon me fitore të ngushtë të Argjentinës e cila është duke treguar që është në formë të mirë pavarësisht që ishte pa Lionel Messin.

Në anën tjetër Gjermania nuk ka arritur më shumë se një barazim 3-3 kundër Paraguait ndeshje këtë të cilën e zhvilloi para publikut të vet, teksa Anglia ka arritur që me sukses të fitojë derbin ndërmjet Skocisë me rezultat të ngushtë, 3-2./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button