Shqipëria na dhuron spektakël

Kombëtarja për çdo ndeshje që luan është duke na treguar se është në formën e saj jetësore dhe se është në top formë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2014, pasi ka shënuar fitore solide në miqësoren ndaj Armenisë me rezultat 2-0.

Ishte Valdet Rama i cili në minutën e 21’ arriti të kalojë skuadrën në epërsi.

Me epërsi minimale të Shqipërisë, përfundon dhe pjesa e parë duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë.

Djelmoshat kuq e zi të De Biazit nuk lejuan vend për befasira as në pjesën e dytë pasi që në minutën e 67’ Ergys Kaçe, shënon për të dyfishuar epërsinë e kombëtares dhe për të qetësuar paksa situatën e cila nuk ishte dhe shumë e sigurtë.

Pas kësaj nuk pati ndoinjë ndyshim Shqipëria arriti të fitojë një ndeshje mjaftë të vlefshme për të treguar formën para ndeshjes për kualifikime të Botërorit, duke parë këtu dhe gjendjen stabile të mbrojtjes pasi nuk pranuam asnjë gol.

Thjesht kombëtarja dhuroi spektakël në këtë ndeshje./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button