Hip-hopi shqiptar në vitin 2014

Një zhanër që ka përjetuar një “lulëzim” në vitin 2014 ishte pikërisht edhe hip-hopi, ku ka pasur shumë projekte, e emra të rinj që i janë bashkangjitur skenës me sukses. Hite dhe këngë që do të mbesin gjithmonë në kujtimet e publikut dhe ndëgjuesve të të kësaj muzike.

Telegrafi ju sjell listën e atyre që ishin më të suksesshmit e hip-hopit për vitin 2014, por pa renditje që i kategorizon ata – sepse më shumë se një renditje eventuale flasin përfitimet e tyre nga koncertet dhe atë se sa klikime i arrijnë në YouTube.

 Ledri Vula

Në shkurt të vitit 2014 në skenë vendosi të kthehej Ledri Vula – reperi i cili pushoi dy vjet për t’u kthyer në mënyrë emocionale në skenë me projektin “100 Probleme” (një rikthim që Telegrafi vazhdimisht e kishte parashikuar dhe i zbuloi para kohe ato).

Reperi i njohur pas suksesit me “100 Probleme”, nuk u ndal jo vetëm me muzikë, por edhe me afera me disa prej femrave më atraktive të vendit. Arriti të tërheqë popullaritet mjaft të madh, ani pse nuk ishte më pjesë e Babastars, me disa prej anëtarëve të të cilit ‘label’, Ledri nuk i ka relacionet e mira falë zhvillimeve dhe pajtimit të tij me Noizyn, që dikur e kishe armik të përbetuar.

Ledri vijoi me projekte, duke mos u ndalur. Hallakama ishte një goditje e fuqishme në hip hop skenën shqiptare, ku me thumba Ledri e paralajmëroi projektin me bashkëpunëtoren e tij (jo të dashurën), Dafina Zeqiri, e që pati shumë sukses. “Got Ur Back” ishte një prej hiteve të verës 2014, që i parapriu një tjetër projekti të papritur të Ledrit.

Hit edhe më i madh i verës për Ledrin konsiderohet remiksi i këngës “Nëse m’don ti”, që u dëgjua gjithandej. Në Paris reperi realizoi këngën “Ni got për ty”, një rap-baladë që fascinoi të gjithë për tekstin e videoklipin që ngërtheu e vitin e mbylli me “Tavolinën” hitin e ri me Lumi B dhe Ermalin.

Edhe pse jashtë Babastars, Ledri ka treguar se di t’ia dalë vet duke krijuar menaxhmentin e tij dhe bashkëpunim me studion e RedBox.

Baba Stars

Hip-hop labeli Babastars nuk po lëviz, po qëndron në nivelin më të lartë të mundshëm të skenës së hip-hopit dhe kjo u vërejt me projektin “High 2”, ku u shpërfaq edhe një herë kapacitet që ka ky ‘label’.

Getoar Selimi

Getoar Selimi vazhdon të mbajë veten lart në skenë duke qëndruar në hap me kohën me styling dhe me ndryshime në dukjen e tij të jashtme.

Publikoi projektin “High 2” ku nuk munguan thumbat për rivalët e tij të skenës, teksa me Agonin më pas lansoi këngën “Jasha”, që u prit mirë nga publiku dhe i solli në ritme më ndryshe reperët.

Telegrafi ka informacione se Getoar Selimi po përgatitet për një stuhi projektesh të reja, me të cilat dëshiron ta rikonfirmojë primatin në skenë në vitin 2015 dhe se pse ai quhet “Ma i madhi n’Ven”.

Cozman

Befasia e ‘labelit’ Babastars ishte reperi Cozman. Në vetëm vitin e tij të dytë, ai arriti të jetë një prej reperëve që ka përfituar më së shumti, falë suksesit të projektit “Fenix” dhe turneve Fenix Tour dhe Fenix Tour 2. Në vitin 2014 ai mbahet mend për projektin “Shumë i smut”, këngë që pushtoi klubet e natës dhe që solli shumë video nga anë e kënd Evropa me shqiptarë që e dëgjonin këtë projekt.

Cozman mbetet një prej sukseseve më të mëdha të Babastars të viteve të fundit, sidomos pas largimit të Ledrit, një boshllëk që për mrekulli 28-vjeçari nga Londra arriti ta përmbushë duke u bërë gati për projekte të reja dhe një 2015 të stuhishëm – pavarësisht vështirësive.

Skivi, Onat, Agon Amiga dhe Majk

Nga Babastars punuan të gjithë atarët duke lansuar hite. E aty janë edhe Onat, i cili arriti sukses fenomenal me këngën “Ti se din se”, kurse Skivi po ashtu pati sukses me projektin “Na” bashkë me Nora Istrefin dhe Mimoza Shkodrën. Skivi po bën gati një sërë projektesh të reja.

Agoni me Ronelën nuk mbetën inferiorë publikuan projektin “Veç na”, kurse edhe Majk me Besa Kokëdhimën dhe këngën “Zejemër” sollën mjaft ritme të bukura verore.

Kaos

Të lindur për të sjellë këngë të bukura, Kaos dëshmuan se mendojnë vetëm për këngë ritmike. Së pari me projektin “Disco” me Elvana Gjatën, ata krijuan një hit pranveror. Nga ana tjetër vazhduan edhe me projekte solo, ku Lumi B mori pjesë në këngën “Prishtinali” dhe “Take a Picture”.

Kaos më pas publikuan me sukses projektin “Sheqer” një hit tjetër i kësaj vere i punuar nga Flori, kurse Lumi B e mbylli këtë vit me “Tavolina”, një tjetër hit në bërje.

Noizy

Vazhdoi me projekte të shumta, prej të cilave “Take a Picture” dhe “Betta Den Dem” u pëlqye më së shumti nga fansat e tij që janë kryesisht të moshës minorene.

Noizy u trondit edhe nga një aksident, prej të cilit shpëtoi me dorë të thyer, pa lëndime tjera të rëndra trupore.

Nga ana tjetër ai mori në menaxhim Encën, me të cilën realizoi edhe projektin “Ata se din”. Noizy mbetet një prej reperëve që arriti të bëjë për vete një pjesë të madhe të hip hop skenës nga Kosova që mbetet e përçarë.

Gjiko

Reperi i talentuar nga Peja njihet shumë mirë nga adhuruesit e hip-hopit – sidomos atij underground. Por, publiku po e njeh së fundmi më shumë për shkak të bashkëpunimeve të reja me Dafina Zeqirin.

“MSD” ishte sukses i madh për reperin, që vetëm sa i dha sens këngës së Dafinës, e cila erdhi nga një sukses jo aq i madh me këngën “Ndjenjë tjetër”. Gjiko vazhdoi me Dafinën edhe në “IAM”, një projekt që u prit mirë nga fansat e artistëve.

Tashmë Gjiko ka hyrë furishëm në tregun muzikor shqiptar – atë komercial – dhe prej tij priten edhe projekte të reja me hip-hop artistë të tjerë të skenës gjithnjë sipas informacioneve që posedon Telegrafi.

Authentic Ent.

2po2 një prej emrave të parë të hip-hopit shqiptar vazhdoi me projekte të suksesshme, së pari me bashkëpunimin me Besa Kokëdhimën, projekt i stër-dëgjuar si baladë, kurse sukseset tjera nga 2po2 që i atribuohen edhe Capital T janë edhe projektet “Prishtinali” dhe hiti “Posh” që u bë një sensacion për fenomenin e femrave që vrapojnë pas biznesmenëve.

Nga ana tjetër Capital T publikoi edhe projektin me Mc Kreshën, “Ballin” dhe dy projekte tjera një me Vedat Ademin dhe Alban Skënderajn, të gjitha këto projekte që u dëgjuan shumë nga publiku.

Sukses i madh i Capital T dhe 2po2 ka qenë edhe “Facedown”, një projekt shumë i dëgjuar nga adhuruesit e hip-hopit.

Capital T po bën gati lansimin e albumit të ri për vitin 2015.

PINT

Nga PINT ajo që u vlerësua si ngjarja më e rëndësishme ishte lansimi i albumit të ri të Mc Kreshës, “Emceeclopedy” që nga dikush u konsiderua si albumi më i mirë në histori, por janë dy-tri këngë të këtij albumi që janë dëgjuar më shumë, tjerat pos problemeve nuk arritën të shndërrohen në hite. Mc Kresha u përfshi në një skandal me Stresin, ky i fundit e shau reperin mitrovicas, i cili kurrë nuk u përgjigj, e shkak u bë një pjesë e tekstit të Mc Kreshës në këngën “Hall of Fame”.

Lyrical Son nga ana tjetër publikoi dy projekte shumë të suksesshme, apo më mirë thënë ishte pjesë e tyre. Pos tri këngëve në albumin e Mc Kreshës në të cilin kontribuoi mjaft shumë, Festimi ishte në kulminacion të tij në këngën “Facedown”, teksa s’kishte si të mungonte në projektin e madh “Prishtinali”. Lyrical Son besohet se po bëhet gati për albumin e ri, sipas burimeve të Telegrafit.

Emrat tjerë që vlen të përmenden:
Stresi – sukses të jashtëzakonshëm me këngn “Më fal” që u shndërrua në hit.
2Ton – suksese me disa projekte.
Dj Blunt dhe Real 1 – Sukses me projektin “Nëse m’don Ti”.
Mozzik – Reper i ri, sukses me këngën “Edhe njo” me Enca Haxhiun.

 

/Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button