Mancini: Nuk kemi asnjë kontakt me Lavezzin

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka mohuar lajmet lidhur me mesfushorin ofanziv argjentinas, Ezequiel Lavezzi.

Sipas mediave italiane Neruazurët kishin shprehur interesim serioz për ish anëtarin e Napolit, por gjithçka u mohua nga një deklaratë e shkurtër e Mancinit.

”Ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me Lavezzin”, tha trajneri italian për mediat.

Interi mbetet afër transferimit të Lukas Podolskit në form huazimi nga Arsenal.

Lajme të ngjashme

Back to top button