TV ART bëhet televizion nacional

Televizioni ART, nuk do të jetë më Televizion vetëm lokal, por do të jëtë televizion sinjali i të cilit do të mbulojë tërë vendin.

Kështu u vendos në mbledhjen e Agjencionit për shërbime mediale audio-vizuele më 30 dhjetor 2014, në të cilën u vendos që të përfundojë Leja e deritanishme për TV ART-in si televizion lokal, dhe t’i ndahet leja tjetër përë emetim televiziv nëpërmjet rrjetit publik elektronik që nuk shfrytëzon resurse të kufizuara në nivel shtetëror.

Nëpërmjet këtij vendimi të Agjensionit për Agjencionit për shërbime mediale audio-vizuele të Republikës së Maqedonisë, nga dita e sotme, Televizioni art, nëpërmjet operatorëve kabllovik, do të jetë i pranishëm me sinjalin dhe programin e tij, në të gjitha qytetet e Republikës së Maqedonisë dhe jo vetëm në pjesët e vendit të banuara kryesisht me shqiptarë. Vendimi i sotëm i Agjencionit për shërbime mediale audio-vizuele, përpos një e arritur mjaft e madhe për Televizionin Art dhe të punësuarit në te, do të jetë edhe një dritare më shumë për shikuesit dhe opinionin në Maqedoni, duke pasqyruar realitetin në të cilën jetojmë për një publik shumë më të gjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button