“Emri” në KS të OKB-së: Injorohen kërkesat e Ivanovit

Mungesa e përparimit për zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është reflektuar edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit e obligon Sekretarin e Përgjishshëm të OKB-së që të raportojnë për këtë proces bisedimesh, por një gjë e tillë është bërë vetëm një herë në dy dekadat e fundit.

Në këtë situatë, presidenti Gjorgje Ivanov ka përsëritur kërkesën që sekretari Ban ki-Moon të paraqesë një raport për çështjen e emrit në Këshillin e Sigurimit.

Kabineti presidencial ka njoftuar se kërkesat e tilla kanë hasur në vesh të shurdhër. “Presidenti Ivanov në takimet me Sekretarin e OKB-së ka vënë në dukje përherë nevojën për të përmbushur këtë detyrim”.

Lajme të ngjashme

Back to top button