MPB me apel për sonte: Mos përdorni armë dhe fishekzjarrë

Ministria e Punëve të Brendshme apeloi qytetarët të mos përdorin armët e zjarrit, fishekzjarrët dhe mjetet e tjera piroteknike gjatë festimit të Vitit të Ri.

MPB thotë se do të pasojnë sanksione për ata qytetarë që kapen duke festuar në këtë mënyrë, që cilësohet e rrezikshme për njeriun.

MPB kërkon gjithashtu nga qytetarët të kenë kujdes në trafik, të mbajnë pajisjet dimërore dhe të mos drejtojnë mjetet nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë natës së sotme dhe ditëve në vijim, policia e trafikut do të përforcojë kontrollet.

Për sonte, kur festohet Viti i Ri, MPB ka hartuar një plan të sigurisë, i cili parasheh mbulimin e gjithë rajonit qendror të kryeqytetit me policë dhe patrulla.

Gjithashtu, MPB njofton se do të ketë një regjim të ndryshuar të trafikut në pjesën qendrore të Shkupit, ku do të mbahen festimet e Vitit të Ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button