VMRO-ja Bullgare kërkon ushtarët e shkarkuar maqedonas të shërbejnë në ushtrinë bullgare

Mediumet bullgare transmetojnë deklarata provokative dhe propozime nga VMRO-ja bullgare, e cila insiston që kryeministri dhe ministri i mbrojtjes të lidhin kontakte me ish-ushtarët profesional të ARM-së dhe të bëjnë çdo gjë që duhet, për t’i futur në ushtrinë bullgare.

Kjo ka ndodhur vetëm disa ditë para kremtimit të 18 gushtit, Ditës së Armatës së Maqedonisë, kur këto ushtarë, siç transmetojnë disa mediume të Maqedonisë, do të kërkojnë punë në forcat e armatosura bullgare.

Në shkrimin që transmetohet nga portali bullgar news.bg, e cila thirret në informacione nga VMRO-ja bullgare, thuhet se, sipas informacioneve të mediumeve, qindra luftëtarë të cilët kanë shërbyer në radhët e armatës, janë në prag të katastrofës sociale, për shkak politikës pro-serbe të qeverisë në Shkup.

“Shihet qartë se qeveria serbomane e Gruevskit, dëshiron që ta harxhojë buxhetin e shtetit në ndërtime të palogjikshme antike në Dizneylandin e Shkupit, në vend se t’i mbajë forcat e armatosura, të cilat mund që ta përballojnë agresionin shqiptar, nga brenda dhe jashtë, kundër integritetit territorial të Maqedonisë”, thuhet në shkrimin e transmetuar.

Gjithashtu, në shkrimin thuhet se bëhet fjalë për iniciativë e cila ka traditë të vjetër. Me sa duket, së shpejti do të shpallet konkurs për pranimin e 250 ushtarëve në njësitë e veçanta në Plovdiv.

Lajme të ngjashme

Back to top button