ANKETË: Qytetarët vlerësojnë se viti 2015 do të jetë më i keq se 2014-ta

Në Maqedoni 54 përqind e qytetarëve në vitin 2014 janë ndier të lumtur ose shumë të lumtur, 34 përqind  as të lumtur as të pikëlluar ndërsa 11 përqind janë ndier të pikëlluar ose shumë të pikëlluar.

Këto janë rezultatet e anketës së realizuar nga Asociacioni Win / Gallup International i cili bën hulumtimin e qëndrimeve, perspektivave dhe pritjeve të njerëzve në gjithë botën.

Vitin e kaluar 37 përqind kanë pritur që viti 2014 do të jetë vit më i mirë ndërsa për vitin 2015 këto pritje i kanë vetëm 33 përqind e qytetarëve.

Numri i pesimistëve që mendojnë se viti i ri do të jetë më i keq se ai i 2014 është rritur nga 26 përqind në 28 përqind.

33 përqind e qytetarëve vlerësojnë se situate ekonomike do të jetë e vështirë edhe këtë vit.

Në rast lufte, në Maqedoni 38 përqind janë deklaruar se janë të gatshëm të luftojnë për shtetin ndërsa çdo i dyti qytetarë është deklaruar se nuk do të luftonte.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button