Gruevski në mesazhin e fund viti lavdëron ekonomin për vitin 2014

Kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij të fund vitit, e k konsideruar vitin 2014 si vit I suksesshëm në aspektin ekonomik për Maqedoninë.

Ai foli për problemet dhe vështirësitë e 8 viteve qeverisjeje, por edhe për vendosmërinë e qeverisë për të krijuar kushte për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie apo feje.

Kryeministri vlerësoi vitin 2014 si vit me shumë sfida, probleme, por dhe suksese, ndërsa nënvizoi se viti 2015 i gjen të gjithë me entuziazëm dhe me mendimin për një jetë më të mirë dhe më të lumtur.

“Çdo njëri ka të drejtë të luftojë për një jetë më të mirë, për ditë më të lumtura, për më pak probleme dhe për më shumë suksese. Përveçse si individë dhe njerëz, kemi edhe interesa të përbashkëta, kolektive, shoqërore dhe shtetërore, por edhe probleme, përparime, suksese dhe mossuksese. Shumë shpesh suksesi kolektiv i shtetit ndikon në mënyrë direkte ose indirekte në sukseset individuale dhe për një jetë më cilësore”, deklaroi kryeministri, njofton Zhurnal.

Ai tha se misioni i Qeverisë ka marrë besimin e shumicës së qytetarëve në zgjedhjet e prillit të vitit 2014, duke e çuar përgjegjësinë e saj në shkallën më të lartë, në raport me qytetarët.

“Ndjej një detyrim shumë më të madh se në vitin 2006 kundrejt të gjithë juve, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, të krishterë, myslimanë dhe të tjerë. Kjo është një ndjenjë e veçantë për të cilën unë dhe ekipi im punojmë pa u kursyer për të përmbushur atë që jua kemi premtuar në zgjedhje dhe në programin tonë, dhe nëse është në dorën tonë, për të bërë më shumë se aq”, deklaroi kryeministri.

Lajme të ngjashme

Back to top button