Padi penale kundër dy ish të punësuarve në EVN

MPB Kumanovë ngriti një padi penale kundër S.D.(44) operator, Ish i punësuar në EVN-Maqedoni dhe E.A.(38) elektromontues, ish i punësuar në EVN-Maqedoni, për kryerjen e veprës penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërsa i padituri i dytë edhe për falsifikim të librave profesionale.

Ashtu sic njoftoi policia, gjatë vitit 2013 i padituri i parë në dy raste në kundërshtim me rregullat ligjore i ka ndryshuar të dhënat në sistemin e evidencës, që udhëhiqet në EVN-Maqedoni dhe në emër të shfrytëzuesit A..A. nga Kumanova ka shkruar të dhëna të XH.N. nga fshati Rrahmanli, pas të cilës është bërë aktivizimi i llogarisë së re pa dokumentacion adekuatë. Pas kësaj, i padituri i dytë në mënyrë fiktive ka përgatitur dhe nënshkruar dokumente zyrtare me përmbajtje të pavërtetë, e cila është vendosur në sistemin e evidencës së EVN. Në këtë mënyrë të paditurit e kanë dëmtuar EVN për 90.000 den.

Lajme të ngjashme

Back to top button