Banorët e komunës së Tearcës së bashku me kryetarin sanojnë rrugët

Komuna e Tearcës ka filluar me punë për zgjerimin e rrugës në fshatin Gllogjë. Në këtë fshat është zgjeruar një pjesë e rrugës lokale si dhe njëkohësisht është ndërtuare edhe rrjeti i ujësjellësit.

Kryetari i Komunës, Isen Asani për Portalb tha se kjo rrugë është shtruar me një bashkëpunim me banorët e fshatit.

“Kemi kontribuar me një vlerë 50 me 50 përqind dhe besoj se në të ardhmen do të kemi edhe bashkëpunime të tjera” tha Asani.

Ndryshe, Komuna e Tearcës kohëve të fundit ka marrë një iniciativë për zgjerimin dhe shtimin e rrugëve lokale nëpër fshatra. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button