Grekët i shkarravisin veturën Adelina Tahirit

Pre e huliganëve grek të cilët i shkatërrojnë veturat me targa të Maqedonisë, ka rënë edhe këngëtarja shqiptare nga Shkupi Adelina Tahiri.

Siç pohojnë mediat maqedonase, vetura e tipit Passat, pronë e Adelina Tahirit është ngjyrosur më ngjyrë të kuqe, duke ia lyer shenjën MK në targat e veturës si dhe duke ia stëprikur me ngjyrë që e dëmton veturën edhe pjesën e prapme të makinës së saj.

Adelina ka thënë se sigurisht vandalëve iu është harxhuar boja dhe ka shpëtuar që t’ia lyejnë gjithë veturën.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin Nea Vrasta të Greqisë, kurse përveç Adelina Tahirit këtë verë rreth 50 vetura të maqedonasve kanë qenë pre e sulmeve të huliganëve grekë.

Lajme të ngjashme

Back to top button