“Diell” mund të performohet në anglisht në Eurovizion

“Diell” është krijim i Aldo Shllakut ndërsa në gjuhën shqipe teksti është shkruar nga Viola Trebicka dhe Sokol Marsi. Deri tani, kënga favorizohet nëpër rrjetet sociale ndërsa janë të ndarë fansat mes përkthimit të këngës në gjuhën angleze apo performimit të saj në gjuhën shqipe.

Gjatë asaj që u quajt si Post-Festivali i Knëgës, vetë Elhaida Dani tha se kënga “Diell” ka shumë shansa që të përkthehet dhe si e tillë të përfaqësojë Shqipërinë në Vjenë, në Eurosong Contest 2015. Ajo ka përmendur se megjithëse herët të flitet, kënda do ti nënshtrohet një ripërpunimi dhe masterizimi më të mirë.

“Diell” është krijim i Aldo Shllakut ndërsa në gjuhën shqipe teksti është shkruar nga Viola Trebicka dhe Sokol Marsi. Deri tani, kënga favorizohet nëpër rrjetet sociale ndërsa janë të ndarë fansat mes përkthimit të këngës në gjuhën angleze apo performimit të saj në gjuhën shqipe.

Elhaida Dani ka fituar edhe festivalin “Top Fest” si dhe “The Voice of Italy”. / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button