Mustafa shuan shpresat sindikalistëve: Nuk ka para për rritje pagash!

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një intervistë për Bota press përveç se ka arsyetuar koalicionin PDK – LDK duke e quajtur “koalicion në të mirë të Kosovës dhe se ky koalicion është zgjidhja e vetme që funksionon në suaza të rregullimit të tanishëm kushtetues dhe që ofron stabilitet dhe prosperitet për vendin” ka folur edhe për paralajmërimin e protestave të sindikalistëve për rritje pagash.

“Nuk shoh arsye për protesta, sepse nuk shoh rezultate nga protestat. Po të kishte buxhet, do të rriteshin pagat pa protesta. E ku të protestojnë punëtorët e sektorit privat, të cilët i kanë pagat më të ulëta sesa ata në sektorin publik. Çështja është më e ndërlikuar, sesa duket. Prandaj të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi ndaj të gjithë të punësuarve por para së gjithash ndaj atyre që nuk kanë punë. Jam i përgatitur tu them të gjithëve se tani nuk ka para dhe as kushte ekonomike për rritje të pagave.

Duhet të gjithë të punojmë që ti krijojmë këto kushte. Do të punoj me përgjegjësi për të mirën e qytetarëve tanë. Jam I bindur se në fund të vitit 2015 qytetarët do ta kenë më mirë do të kemi më shumë punë dhe mirëqenie më të lartë” ka thënë kryeministri Mustafa në një intervistë për Bota Press.

Lajme të ngjashme

Back to top button