Kjo është temperatura më e ulët ndonjëherë në Maqedoni

Para 60 viteve më 27 janar është regjistruar temperatura më e ulët në Maqedoni. Në Berovë, në vitin e largët 1954 është matur temperaturë prej minus 31,5 gradë Celsius.

Temperatura e këtillë është evidentuar si më e ulta në Maqedoni prej vitit 1925 e këtej.

Shtresa më e lartë e borës në Maqedoni, ndërkaq është vërejtur në vitin 2006 në Kodër të Diellit me 215 centimetra.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike temperatura të ulta paralajmëruan edhe për ditët në vijim. Mëngjes më i ftohtë pritet të premten kur temperatura do të zbresë deri ­20 gradë.

Lajme të ngjashme

Back to top button