Top dhjetë automobilat e vitit 2014 (Foto)

Revista e njohur amerikane “Costumer Reports” ka zgjedhur top dhjetë makinat më të mira në mesin e 260 modeleve të makinave për vitin 2014. Gjatë përzgjedhjes, ishte e nevojshme për t’i përmbushur kriteret e mëposhtme: Besueshmërinë, sigurinë dhe performancën e plotë. Interesant është fakti se fitues i përgjithshëm i testimit është shpallur makina elektrike Tesla Model S. Në vijim ju paraqesim top dhjetë veturat e ditëve të sotme:

Tesla Model S

Makina më e shitur elektrike në botë tërheq vëmendjen, veçanërisht sa i përket enterierit. Tesla ofron një pasqyrim të së ardhmes, kur është fjala për automjete, mezi dëgjohet, ka qasje në internet, kurse komandat kompjuterike dhe një ekran i madh në brendësi janë mahnitëse.

Subaru Forester

Pas një ridizajnimi gjatë këtij viti, Forester zë vend në krye të konkurrentëve të tij. Është i lehtë për ta menaxhuar, posedon një dizajn superior, dyer dhe dritare të gjera, duke e bërë një eksperiencë të paharrueshme qëndrimin në këtë makinë.

Honda Accord

Honda e mirë e vjetër, këtë herë në edicionin me 4-cilindra, përfaqëson një makinë të lakmueshme dhe të pajisur mirë, e lehtë për manovrim dhe e rehatshme për ngasje.

Audi A6

Thjesht, mund të themi se është një kënaqësi e veçantë për të ngarë makinën Audi A6, ku përveç një udhëtimi të rehatshëm, duhet të theksohet edhe motori i fuqishëm V6 turbo, si dhe enterieri i pajisur me elemente moderne hi-tech, që do t’ju duhet kohë të adaptoheni për t’i përdorur.

BMW 328i

Ky model është më i gjerë dhe më luksoz se paraardhësit e tij, si dhe është ndër modelet më të mira në klasën e tij. Pavarësisht ulëseve të pasme relativisht statike, udhëtimi me këtë makinë është shumë i bukur dhe i rehatshëm.

Hyundai Santa Fe

I përmirësuar në vitin e kaluar, Santa Fe për shtatë udhëtarë ofron udhëtim të qetë dhe të rehatshëm, si dhe enterierin që do t’ju impresionojë. Nëse të gjithë kësaj i shtohet edhe hapësira e madhe e bagazhit, kush nuk do të dëshironte një makinë të tillë fenomenale?

Toyota Prius

Kombinimi i efikasitetit, komoditetit dhe çmimit të ulët është arsyeja pse shumica do të hedhin syrin më së shumti rreth makinës Toyota Prius. Edhe pse disa do të thonë se kjo është e zhurmshme, hapësira e mjaftueshme e saj do të zbehë minusin në llogari të kësaj makine.

Ram 1500

Rifreskimi i këtij automjeti të gjerë në vitin e kaluar ka sjellë sofistikim dhe joshje. Enterieri tepër cilësor është një tjetër argument shtesë për makinën luksoze Ram 1500.

Subaru Impreza

Impreza mbresëlënëse ofron performancë të lartë për një çmim relativisht të ulët. Enterieri i gjerë, me shumë hapësirë në ulëset e pasme dhe kontrollet e thjeshta do t’ju pushtojnë që në fillim.

Honda Odyssey

Honda Odyssey hyn në radhën e automjeteve familjare më të kompletuara që mund ta blini. Pranon deri në tetë pasagjerë dhe duhet theksuar mundësinë e përshtatjes së ulëseve sipas nevojës, varësisht se a kemi të bëjmë me pasagjerë apo bagazh.

 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

Lajme të ngjashme

Back to top button