Kuvendi do të debatojë për propozim ligjet për arsimtarët

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 29­të, në rend dite të së cilës janë propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dëftesë borxhi dhe të Ligjit për disiplinë financiare, të dy me procedurë të shkurtë.

Deputetët do të debatojnë edhe për propozim ligjet për akademinë, për arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme, për trajnimin dhe testin për drejtorë të shkollave fillore, shkollave të mesme, shtëpinë e nxënësve dhe universitetin e hapur qytetar për mësim të përjetshëm, dhe për entet e arsimit të lartë për arsimimin e kuadrit mësimdhënës në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, të katër në lexim të parë.

Në rend dite janë edhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, për prodhime për mbrojtjen e bimëve, për mbrojtjen shëndetësore, për cilësinë e ajrit të ambientit, për furnizim me ujë për pije dhe kahëzimin e ujërave urbane dhe të zeza, dhe për marrëdhëniet obligative dhe juridike në komunikacionin ajror, të gjitha në lexim të parë. Në kuadër të seancës do të debatohet edhe për Propozim ligjin për tokë ndërtimore, në lexim të parë dhe Propozim strategjinë e dytë kombëtare të Republikës së Maqedonisë për përparimin e sigurisë në komunikacionin në rrugë për periudhën 2015­2020.

Lajme të ngjashme

Back to top button