Pastrohen bulevardet dhe rrugët dytësore në qytetin e Tetovës

Mbrëmë në takimin e vonë të cilin e realizoi shtabi i emergjencës i Komunës së Tetovës, i krijuar enkas për gjendjen e vështirsuar të qarkullimit rrugor, u bë vlerësimi i gjendjes faktike dhe u vendosën prioritetet për veprim të mëtutjeshëm të ekipeve punuese për pastrimin e rrugëve nga dëbora.

takimi

Sonte duke filluar nga ora 22:30, kur edhe komunikacioni në rrugët e qytetit nuk është edhe aq i ngarkuar, me asistencën e njësisë policore në Tetovë filloi pastrimi i bulevardit të Ilindenit dhe Ilirisë, për të vazhduar në rrugët dytësore: Boris Kidriç (aksi nga stacioni i autobusëve deri te

Shtëpia e Armatës), Rruga e Sahat Xhamisë deri te Biblioteka e vjetër e qytetit, Rruga e Mehmet Pashë Derallës (rruga e Spitalit), si dhe rruga I.L Ribar duke filluar nga shkolla e muzikës deri tek qarku rrethor afër stadiumit të qytetit.

borA2

Pas pastrimit, rrugët e lartëpërmendura në orët e hershme të mëngjesit do të trajtohen me kripë teknike, gjë që do t’ju mundësojë qytetarëve qarkullim të lirshëm në mëngjesin e së martës.

Komuna e Tetovës me vigjilencë të veçantë është duke ndjekur dhe trajtuar situatën me rrugët komunale, andaj bëjmë thirrje deri te qytetarët që të jnë kooperativ dhe t’i kontribojnë këtij procesi duke mos parkuar veturat në vende që pamundëson kalimin e makinerisë përkatëse për pastrim dhe duke pastruar hapësirat përpara shtëpive dhe objekteve afariste që posedojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button