Ftohtë, me erë dhe me reshje të dobëta të borës

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe shumë i ftohtë, pasdite me reshje të dobëta të borës, ndërsa në pjesët perëndimore dhe jugore do të ketë reshje me intensitet mesatar. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore veçanërisht në pjesët malore.

Temperatura do të jetë nga minus11 deri në minus tre gradë.

Në Shkup mot i vranët i ndryshueshëm dhe shumë i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, veçanërisht në pjesët malore. Temperatura minimale do të jetë rreth minus 12 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri minus shtatë gradë Celzius.

Era mesatare deri e përforcuar që do të fryejë, do të ndikojë që temperaturat të duken edhe më të ulëta në krahasim me temperaturën reale të matur. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje të borës me intensitet të dobët, ndërsa në pjesët perëndimroe sdhe jugore, kohë pas kohe me intensitet mesatar, por nuk priten rritje të dukshme të shtresës së borës.

Reshje lokale të borës me intensitet të dobët janë të mundshme edhe të mërkurën paradite, ndërsa gjatë ditës do të përqendrohet moti shumë i ftohtë dhe me erë, me erë të përforcuar veriore, e cila vende­vende do të arrijë shpejtësi deri 80 kilometra në orë.

Gjatë natës së Vitit të Ri do të jetë shumë ftohtë, mot i thatë dhe me erë, ndërsa temperatura në disa vende do të jetë rreth minus 10 gradë Celzius.

Mot më i ftohtë pritet të premten, kur temperatura do të zbresë nga minus 20 deri minus 11 gradë.

Temperatura e ditës, ndërkaq, prej të premtes do të jetë në ritje të vogël dhe gjatë fundjavës do të arrijë prej minus 5 deri 5 gradë Celzius.

Lajme të ngjashme

Back to top button