Nga 1 janari mbeturinat elektronike duhet ti dorëzojmë tek shitësit e pajisjeve elektrike

Vetëm 90 nga gjithsej 477 kompanitë e regjistruara për prodhimtari dhe import të pajisjes elektronike dhe elektrike kanë nënshkruar marrëveshje me “Zero mbeturinë”, kompania e vetme, e cila deri më tani posedon licencë për veprues kolektiv, edhe pse në paralajmërim është regjistrim i të paktën edhe një kompanie deri në fund të vitit.

Sipas Ligjit për menaxhim me pajisje elektronike dhe elektrike nga 1 janari i vitit të ardhshëm të gjithë prodhuesit dhe importuesit e pajisjes elektronike dhe elektrike duhet të organizohen si veprues kolektiv ose në mënyrë të pavarur të mblidhet kompensim i caktuar me të cilin do të mbulohen shpenzimet për grumbullim të veçantë të pajisjes mbeturinë elektrike, transportimi i saj përkatës deri te instalimet që kanë licencë për përpunimin dhe trajtim. Një pjesë e këtyre mjeteve do të shfrytëzohen për ngritje të ndërgjegjës publike të qytetarëve, se si të lirohen nga mbeturina elektronike.

Në Ligj janë caktuar dispozita ndëshkuese nëse nuk organizohen deri në fund të vitit, por fillimisht inspeksioni do të shkojë me parandalim dhe do t’u jepet afat deri kur duhet t’i tejkalojnë parregullsitë, e pastaj me ndëshkim.

Mbeturina elektronika dhe elektrike në vetëvete përmban elemente të rrezikshme dhe metale të rënda, të cilat nëse preken me natyrën janë shumë të dëmshme dhe mund të shkaktojnë katastrofë ekologjike.

Lajme të ngjashme

Back to top button