Kaos në Slloveni, një person humbi jetën, 30 janë lënduar në aksident zinxhir

Një person e ka humbur jetën, ndërsa 30 janë lënduar në një aksident zinxhiror të 50 automobilave në Slloveninë Qendrore, pas motit të keq me borë, i përcjellur me erë të fuqishme.

Në aksident jetën e ka humbur një shtetas 25-vjeçar i Zvicrës, ndërsa në spitalin në Lubjanë janë pranuar 14 persona, prej të cilëve tre janë të lënduar rëndë, ndërsa njëri është në gjendje kritike.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen A1, e cila e lidh Lubjanën me bregdetin Adriatik.

Sipas informatave të para arsyeja për aksidentin është moti i keq me borë, i cili e ka zvogëluar dukshmërinë në pesë metra.

Policia njoftoi se shoferët thjeshtë asgjë nuk kanë parë para vetes.

Lajme të ngjashme

Back to top button