Anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit

Për shkak të rreshjeve të borës  fluturimet dhe aterimet në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” sot janë anuluar.

Sipas informatave në ueb faqen e aeroportit, fluturimet e parapara sot nga Shkupi për Dubai, Cyrih, Stamboll dhe Londër janë anuluar.

Ndërsa një pjesë e aterimeve për në Shkup nga Cyrihu, Stambolli, Brukseli dhe Baseli janë orientuar drejt aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button