Izraeli këtë vit arrestoi mbi 6000 palestinezë

Enti Statistikor i Shoqatës të Burgosurve Palestinezë në Organizatën Çlirimtare të Palestinës, tha se forcat izraelite të sigurisë gjatë vitit 2014 në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor, arrestuan në total 6.059 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Zyrës Abdunnasir Faravne në deklaratën për shtyp theksoi se numri i palestinezëve të arrestuar këtë vit është rritur me 56 në krahasim me 2013 dhe se arrestimet janë bërë rutinë e përditshme e ushtrisë dhe policisë izraelite. “Janë arrestuar palestinezë nga të gjitha kategoritë e popullsisë, ndërsa rritja e numrit veçanërisht i referohet arrestimeve gjithnjë e më të shpeshta të të miturve,” tha Faravne.

Sipas asaj që u tha, forcat izraelite të sigurisë në muaj arrestojnë mesatarisht 505 persona, ndërsa në ditë 17 palestinezë. Faravne argumenton se arrestimet janë rritur ndjeshëm pasi kolonët izraelitë verën e kaluar vranë të riun palestinez Mohammed Abu Hudayra. “Të gjithë palestinezët e arrestuar u ishin ekspozuar torturës fizike dhe psikike nga ana e forcave të sigurisë izraelite,” tha Faravne dhe u bëri thirrje të gjitha mediave dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për tu bashkuar në luftën kundër praktikave izraelite.

Sipas të dhënave të fundit të Shoqatës të Burgosurve Palestinez në burgjet izraelite edhe më tej mbahen më shumë se 7.000 të burgosur palestinezë, ndërsa lirimi i tyre ishte një nga temat kryesore të bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme.

Lajme të ngjashme

Back to top button