Ministrat e BDI-së, si “babagjyshat” e vitit të ri, nesër do gostitin me projekte Çairin

Delegacioni i ministrave të BDI-së, në kuadër të vizitave që u bëjnë komunave shqiptare në më pak se një javë, po rrumbullakojnë vizatën që u bëjnë komunave shqiptare. Për takimet e këtilla bëhet e ditur se bisedohet për problemet dhe projektet që duhet të mbështeten. Deri më tani, takimet e tilla duken më shumë si një formalitet që kryhen me urdhër të kryetarit Ali Ahmeti. Nga bisedat e deritanishme, as nga komunat dhe as nga ministrat nuk kanë specifikuar projektet që do të mbështeten.

Funksionarët e BDI-së, nesër do të takohen me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.Në takim pritet që të bisedohet për intensifikimin e marrëdhënieve midis pushtetit qendror dhe atij lokal, si dhe do të shkëmbehen ide dhe mendime për realizimin e projekteve të nevojshme në këtë komunë për të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button