Si ta shpëtojmë Kosovën?

Fitorja e Kosovës në vitin 1999 kur u Çliruam nga okupatori Serb pas sundimit barbarë afër 90 vjeçar ishte një kthesë historike për vendin tone, ku u mendua që do të ketë të drejta të njeriut, respektimi të ligjit duke synuar zhvillimin e Kosovës në fusha të ndryshme për ta dërguar në vend amanetin e dëshmorëve që e dhanë jetën, gjatë luftës në Kosovë ( 1997-1999 )
Shekulli i ri për Kosovën.

Shekulli ynë e gjeti Kosovën shtet të lirë, me mision për ta fituar pavarësinë dhe ky mision u arrit Kosova me 17 shkurt 2008 u shpall shtet i pavarur dhe demokratik, mirëpo u mendua që pavarësia do t’i zgjedhë gjitha problemet, por nuk doli ashtu problemet dërmuan shtetin tone, është absurde të mendohet që një deklaratë mund ta ndryshojë shtetin pa u angazhuar për një gjë të tillë.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar si problem shqetësues që i jep shtetit tone imazh negativë. Mos përdorimi i strategjive për zhvillimin ekonomik ka bërë që populli I Kosovës të jetë i kapluar nga varfëria e madhe e cila ekziston si pasojë e numrit të personave të papunë të gjitha këto probleme janë rrjedhojë e mos zhvillimit ekonomik, që ia ka hapur dyert qarqeve të ndryshme që të kenë hapësira me tendenca manipuluese kundër shtetit tone me qëllime tendencioze. Krizat e shumta politike të cilat vinë nga mos respektimi I bindjeve politike që ka shkaktuar urrejtje ndër-partive, mungesë e unitetit ndër-partiak që në praktikë krijon një militarizëm ekstrem, duke harruar që të gjithë jemi Shqiptarë por përdorimi I fjalëve boshe dhe mohimi I argumenteve ka sjellë popullin tone në gjendje të tillë.

Por çdo problem ekziston një zgjidhje për këtë kemi shpresa që problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova mund të zgjidhen, vetëm duhet të ekzistojë vullneti dhe dëshira e Institucioneve dhe përkushtimi I qytetareve që sipas mundësive të veta të përdorin alternativa për të dhënë kontribut për Kosovën. Për ta arritur këtë duhet cekur problemet kryesore dhe pastaj nga trajtimi i këtyre problemeve të gjendet zgjidhja e duhur për ta shpëtuar vendin tone jo nga okupatori sepse nga ai shpëtuam nga viti 1999 edhe pse ka tentative të ndryshme, por Kosova mbetet e lire dhe ky realitet faktori njeri nuk mund ta ndryshojë.

Problemet kryesore.
1. Mungesa e Unitetit.
2. Mungesa e zhvillimit ekonomik.
3. Politizimi. Partializmi I institucioneve publike
4.. Cilësia e dobët e arsimit

1: Mungesa e Unitetit. Bashkimi i forcave krijon mundësi për ta kaluar çdo sfidë me të cilën përballemi. Uniteti në mesin e Shqiptarëve forcon popullin sepse të bashkuar mund të arrihet çdo fitore në të gjitha segmentet e jetës. Kosova njihet si vend jo edhe shumë i përçarë mes veti por në vitet e fundit kjo konsideratë që kishin të tjerët për ne, po tregon diçka tjetër. Në vitet e fundit ka filluar urrejtja e madhe ndër-partiake në mes militanteve të Subjekteve Politike, vrasjet me motive politike, rrahjet me motive politike, ofendimet me motive politike ka bërë që politika të jetë e neveritshme për një pjesë të qytetareve. Politika luan rol në organizimin e jetës organizon sistemin ligjorë i cili ekziston në atë vend, por prishja e Unitetit në mesin e Shqiptarëve për interesa partiake është akt anti-kombëtarë sepse politika duhet t’i bashkojë njerëzit e jo t’i ndajë ata. Një urrejtje me motive fetare po na befason të gjithëve sepse ne njihemi si popull për vlerën e madhe shekullore që kemi “Tolerancën ndër-fetare” kur qasemi sot në internet sheh lloj lloj komente raciste, është e pazakontë për ne të kemi urrejtje ndër-fetare, por ka edhe urrejtje ndërmjet fetareve dhe jo-fetareve. Çdo kush e ka jetën e vet ka të drejtë ta jetojë si të dojë, të vesh atë që i pëlqen, të lexojë atë që e sheh të arsyeshme.
Për ta zgjedhur problemin e përçarjes duhet të kemi Tolerancë në mes veti, duhet respektuar mendimi i tjetrit. Dallimi në mes personave inteligjencë dhe atyre injorant është që inteligjenti ka një qëndrim të caktuar por ai respekton qëndrimin e tjetrit pasi që mendon që edhe ai mund ta ketë mirë. Derisa injoranti ka një qëndrim ndaj një fenomeni dhe sulmon çdo kënd që mendon ndryshe nga ky mentalitet krijohet përçarje në mesin e Shqiptarëve. Bashkohuni të gjithë edhe pse keni mendime të ndryshme, nuk do të kishte kuptim jeta të gjithë të kemi qëndrime të njëjta. JO. Por se paku toleranca të jetë ajo që na bashkon në çështje kombëtare.

2. Mungesa e Zhvillimit ekonomik. Ekonomia është faktori kyç në shoqëri që ka ndikim në çdo segment, pasi që shpërndan mjete financiare të organizuara nga shteti përmes planifikimit për t’i investuar në të mira publike. Sot Kosova është e pa zhvilluar ekonomikisht dhe kjo parandalon avancimin e shtetit tone. Niveli i lartë i papunësisë 35% varfëria e skajshme, mos ekzistimi i burimeve financiare për nevoja familjare sa do solide ka bërë që sot të rinjtë ta marrin rrugën ilegale për në perëndim, disa vuajnë në burgjet e Hungarisë, disa të rijnë shëtitën rrugëve pa ardhmëri për jetë, e disa tjerë marrin rrugën e drogës dhe degjenerimit moral kështu përhapin degjenerim në shoqëri.
Sikur Ekonomia të ishte e zhvilluar a do të ishin evidente këto probleme 15 vite pas luftës ? Pa dyshim që jo. Numri i ekonomisteve të diplomuar është shumë i madh, por strategjitë për zhvillim ekonomik janë shumë të vogla. Nuk ka organizim të sistemit ekonomik, ekonomia e tregut të lirë proklamohet por asaj i duhet edhe organizimi i sistemit ekonomik të një teorie politike-ekonomike. Kapitalizmi sipërmarrës, social a po kolektiv. Socializmi. a po ndonjë teori tjetër për ta organizuar ekonominë, por duhet që të merren elemente ekonomike nga gjitha teoritë. Kapitalizëm. Socializëm etj për ta përshtatur strategjitë që do të ishin efektive që do ta shpëtonin Kosovën. Investimet kapitale të investohen në projekte-fitimprurëse por shumë projekte kapitale përdoren si burim për afera korruptive. Ekonomia duhet të mbetet objektivë primar i institucioneve shtetërore me zhvillim ekonomik do të evitohen edhe problemet e tjera që kanë ngulfatur shoqërinë tone. Korrupsioni si dukuri negative të zbutet me një avancim ekonomik sepse nevoja për afera korruptive do të ishte e vogël kur gjithë njerëzit kanë punë, posedojnë paga për plotësimin e nevojave të përgjithshme. Aty ku ka ekonomi të mirëfilltë ka korrupsion.

3 Politizimi. Partializmi I institucioneve publike. Politika luan rol vendimtarë në çështjet shtetërore, asnjë shtet nuk mundet ta organizojë jetën pa një sistem politik. Politika mund të konstatohet që nuk është shkencë, këtë mbrapa këtij qëndrimi qëndron Kancelari Bismarck në rajhstagun gjerman ka thënë. Politika nuk është shkencë por art. Rreth politikes kemi edhe definicione të tjera në mesin e tyre edhe Andrew Heywood thotë: Politika përkufizohet në mënyra kaq të ndryshme si ushtrim I pushtetit ushtrim I autoritetit, marrja e vendimeve të përbashkëta shpërndarja e burimit të pakta ushtrimi I mashtrimit e manipulimit dhe kështu më rrallë. Këto definicione i solla sa për të pasur të qartë konceptin e politikes, e cila është luan rolin fondamental në shoqëri sepse është e autorizuar për të marrë vendime rreth shtetit dhe popullit të cilët me votën e lirë demokratike zgjedhin liderët e shtetit ( në vendet demokratike ).
Është krejt në rregull ekzistenca politike, por është e dëmshme përfshirja e politikes në vende që nuk i takon që kanë parim neutralitetin ndaj Subjekteve Politike. P.S Gjykata vend ku përmes sistemit të drejtësisë synohet të ketë stabilitet kombëtar, duke treguar drejtësinë. Po nëse gjykata politizohet çfarë mund të ndodhë? Kush do të merret me keqpërdoruesit politik? Për këtë është problem serioz partialimi i gjykatës së drejtësisë dhe gjykatësve konkretisht. Më e ndjeshme qëndron fakti që në Kosovë kemi një arsim të politizuar pa dyshim që shteti duhet të ketë pjesë strategjike zhvillimin e arsimit duke ndërtuar shkolla, Universitete etj. Por në momentin politika inkuadrohet në çështjet e brendshme të shkollës atëherë ky politizim direkt dëmton sovranitetin e arsimit, si dhe krijon përçarje mes kolektiveve shkollore. Politizimi dhe Partializmi i institucioneve publike mbetet problem seriozë, por në momentin kur i largohet gjykatës ky politizim atëherë drejtësia vij në institucionet e tjera publike në kohen e duhur.

4 Cilësia e dobët e arsimit. . Si është arsimi sot është kombi nesër ( Tony Blair ) si e kemi sot ne gjendjen e arsimit ? a mund të jemi të kënaqur që kombi ynë nesër të jetë i tillë ? Cilësia e dobët e arsimit ka bërë që të inkuadrohen në shoqëri teori të ndryshme që nuk bazohen në argumente por konsiderohen të sakta nga njërit anti-argument. Cilësia e dobët e arsimit nuk krijon perspektivë për rininë Kosovare sepse injoranca është prezentë dhe arsimi që e shquan injorancën nuk ka cilësi të lart. Shteti duhet të ketë objektiv rritjen e nivelit cilësorë të arsimit, sepse nuk kanë efekt strategjitë tjera në segmente tjera kur mungojnë njerëzit e arsimuar. Nuk është kusht ndërtimi i shkollave luksoze pasi këtu lindin mundësit për afera korruptive. Por duhet të ju jepet vullnet të rinjve për të mësuar, e jo të neglizhohet arsimi. Të diplomuarit në Universitete dhe kolegje, shëtitën rrugëve sepse nuk mund të gjejnë punë kur i shohin nxënësit në atë gjendjen humb motivi për të mësuar, duhet të inkurarioen për ta kërkuar diturinë, sepse dituria është i vetmi faktor që nga errësira na integrojë në dritë. Arsimi zhvillohet në disa mënyra:

1. Largimi i partializmi nga shkollat.
2. Profesionalizmi i mësimdhënëseve.
3. Motivimi e nxënëseve për të mësuar.
4. Ndarja e më shumë burimeve financiare për arsim.
5. Shpërndarja e bursave për nxënësit me sukses shembullor.
6. Hapja e kurseve falas ( shtetërore ) për nxënësit e shkollave fillore në lëmi të caktuara.
7. Integrimi i plotë në arsim i personave me aftësi të kufizuara.
8.Inkuadrimi i teknologjisë në shkolla. etj.

Këto probleme të lartë përmendura duhet urgjentisht të përmisohen përmes alternativave të ndryshme me të gjitha mekanizmat shtetërore. Nëse e duam Kosovën atëherë duhet të shpëtohet ajo nga këto probleme, në veçanti zhvillimin ekonomik që si pasojë e mos zhvillimit ekonomik pjesa dërmuese e problemeve hynë në shoqëri. Dashuria ndaj vendit duhet të dëshmohet me vepra jo vetëm me fjalë në internet. Kosova shpëtohet me përkushtimin tone, duke punuar në çdo rrethanë për vendin tone.

Ne jemi Komb shumë guximtar.
Kemi Traditë e gjak kombëtar.
Kemi flamur me shqiponjën me dy kreha.
Shqiptari me ty krenar jena.

Autori është student në Universitetin e Prishtines

Lajme të ngjashme

Back to top button