Berat Jakupi më i miri në Maqedoni për të rinj në 2014

Karateisti më i mirë shqiptarë në Maqedoni, Berat Jakupi nga Gostivari është fitues i çmimit Oskar, sportisti me i mire tek të rinjtë në Maqedoni i shpallur nga Agjenica për Rini dhe Sport e Republikës së Maqedonisë.

“Dua njëherë tu falënderohem të gjithë atyre që me votuan që për herë të tretë të jem sportist më i mire në Maqedoni për të rinjtë. Këto çmime me motivojnë që të vazhdoj edhe me tutje me suksese. Për çdo vit e me tepër ky çmim ka vlere më të madhe për mua. Gjatë gjithë një viti te lodhshme ky çmim me erdhi si mbyllja e gjithë sukseseve të mija gjatë gjithë vitit. Dua njëherit ti falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë përkrahur gjatë këtij viti”, tha për RadioVala, karateisti, Berat Jakupi.

Berat Jakupi fituesi i çmimit sportist më i mirë i vitit e ka fituar tre herë, në vitin 2009, 2013 dhe 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button