Arta dhe Arbas lansojnë “Provo B!tch”, paralajmërohet albumi i ri i këngëtares (Video)

Arta Bajrami dhe vëllai i saj, njëherësh producenti, Don Arbas, kanë sjellë videoklipin e këngës së titulluar “Provo B!tch”.

Lyrical Son dhe Arianit Palaj janë kujdesur për tekstin, ndërsa Max Production e ka xhiruar videoklipin.

Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook, drejtori i Arbasound ka njoftuar se albumi i ri i Artës do të publikohet gjatë verës së ardhshme.

“Albumi i gjashtë i këngëtares dhe motrës time, Arta Bajrami, do të vijë kësaj vere”.

“Desha t’i falënderoj të gjithë ata që na mbështesin në punën tonë. Emri i albumit do të zbulohet pas një kohe dhe do të përmbajë 10 këngë minimum, si dhe do të ketë dhe bashkëpunime”, ka shkruar Don Arbas. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button