Nga sulmi i hakerave drejt PlayStation dhe Xbox janë goditur rreth 160 milion përdorues

Me sulmin e hakerave në faqen e internetit të Sony PlayStation dhe Microsoft Xbox consoles, janë goditur rreth 160 milionë përdorues, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas sulmit të hakerave në rrjetin Microsoft dhe Sony gjatë festave të Krishtlindjeve, ueb faqja për mbështetje Xbox punon “me kufizime”, ndërsa faqja PlayStation aktualisht nuk mund të ofrojë shërbime për përdoruesit.

Përdoruesit në faqet e lartpërmendura kanë vështirësi në lidhje me aplikimin e anëtarësimit, lidhjen me përdorues tjerë për të luajtur lojra si dhe të lidheni me faqen e internetit për argëtim.

Ndërkohë, hakerat e quajtur Lizard Squad mori përgjegjësinë për rënien e faqeve Sony PlayStation dhe Microsoft Xbox konsol.

Bordet e dy kompanive thënë se janë angazhuar për menjanimin e problemeve.

“Jemi të vetëdijshëm se disa nga përdoruesit tanë kanë probleme me logimin në PSN, inxhinjerët tanë po punojnë rreth kësaj”, publikoi PlayStation në rrjetin social Twitter.

Lajme të ngjashme

Back to top button