Adelina Ismjali, Vuçiqit: Shko n’RrS

Këtë të shtunë, emisioni “Talk” erdhi me edicionin e fundit për vitin 2014-të. Dhe e ftuar ishte këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, Adelina Ismaili.

Në këtë bisedë tejet interesante, Adelina ka treguar se çfarë nuk ia falë vetës, a ndihet ende e fuqishme në skenë me gjithë konkurrencën, dhe a e ndjen veten ende “sex bombë”!

Adelina treguar për shumë ngjarje që i kanë ndodhur në skenë, si shqyerja e pantallonave, kur ka qarë në skenë, e të tjera. Hera e fundit që Adelina ka qarë në skenë ka qenë paraqitja e saj e fundit në Tiranë, raporton Koha.net.

“Rebelja që i ka krejt” është përkufizimi që Adelina ia bën vetes, duke iu referuar dashurisë dhe rehatisë në jetë.

Adelina, e pyetur a e ndjen veten ende “sex bombë”, thotë se lufton që të mos cilësohet më në atë mënyrë, pasi që thotë se sa ka qenë e re ka dashur të cilësohet si e tillë.

Ajo tha se do t’i shtohet shikueshmëria emisionit “Talk” në rast se ajo do ta hiqte pallton, dhe vendosi të mos zhvishej për publikun.

Deklarata më e fuqishme e saj ishte porosia që ajo pati për Aleksandar Vuçiqin: “Shko n’RrS”, ishte porosia që Adelina pati për kryeministrin serb./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button