Heshtet rasti i plagosjes së gruas së Grabovcit

Nuk vlen drejtësia për më të fuqishmit, pavarësisht gabimeve apo mëkateve. Madje edhe institucionet e hetuesisë ose rrinë duarkryq ose edhe gojëkyçur para medieve dhe publikut, duke mbajtur sa më thellë në sirtare fshehtësitë e krimeve.
Një prej krimeve misterioze është plagosja e gruas së deputetit Adem Grabovci, shefit të PDK-së. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga rasti, askush nuk është marrë në përgjegjësi, ndërsa zbardhja e rastit as që mund të paramendohet. I njohur për reagimin e tij vulgar edhe në Kuvend, aferën e përgjimeve ‘pronto’, dhe reagimin e dhunshëm të djemve të tij, Adem Grabovci, duket gjithnjë e më i rrezikshëm në sytë e opinionit. /Bota Sot

Lajme të ngjashme

Back to top button