Teksti më i bukur 2014

Edhe pse muzika ka evoluar shumë viteve të fundit dhe tekstet e këngëve nuk vlerësohen më si më parë, ka ende artistë që me anë të këngës shprehin një mesazh. Portali www.teksteshqip.com, i cili tash e disa vite shërben si një arkiv i teksteve të bukura muzikore, poezive por edhe këngëve të ndryshme, ka menduar përzgjedhjen e 10 teksteve më të bukura muzkore për këtë vit.

Organizatorët e kësaj iniciative Plarent Nasto & Butrint Avdyli shtojnë se qëllimi i kësaj iniciative është që të zhvendosin sado pak vëmëndjen e lexuesve dhe krijuesve të rinj drejt atyre teksteve që vërtetë meritojnë të lexohen.

Tekstet nga më të ndryshmet ishin pjesë e kësaj gare këtë vit, tema nga më të ndryshmet që preknin këto tekste si “Vajza e kojshisë” që flet për kohën e luftës, “Ku isha une”, dedikuar dashurisë së humbur, “Digjem për ty nënë” e shumë tekste të tjera bënë që të ishte më të vështirë përzgjedhjen e teksteve më të bukura këtë vit. Një juri profesionale e përbërë nga: Arben Duka, Armend Regjepagiqi, Ema Andrea, Irma Kurti dhe Sidrit Bejleri vendosi që “Teksti më i bukur” për vitin 2014 të shpallet “Ku Isha unë” shkruar nga Flori Mumajesi dhe interpretuar nga Flori ft. Argjentina.

“Ku Isha unë” arriti të grumbullojë plot 46 pikë me vota unanime nga juria, ndërkohë që në vendin e dytë u rradhit “Vajza e kojshisë” e shkruar nga poetja e njohur Aida Baraku dhe interpretuar nga Leonora Jakupi. Ky tekst arriti të marrë 34 pikë dhe vendi i tretë i takoi tekstit “Rastësi” të shkruar nga Timo Flloko dhe kënduar nga kledi Bahiti së fundmi në Kënga Magjike. Kjo këngë arriti të renditej e 3-ta në këtë listë me vetëm një pikë diferencë nga vendi i 2-të.

Kjo është lista me tekstet më të bukura këtij viti:

1. “KU ISHA UNE” (Teksti: Flori Mumajesi, Këndon: Flori Ft. Argjentina)
2. “VAJZA E KOJSHISE” (Teksti: Aida Baraku, Këndon Leonora Jakupi)
3. “RASTESI” (Teksti: Timo Flloko, Këndon Kledi Bahiti)
4. “METEOR” (Teksti: Arsim Bunjaku, Këndon: Elita 5)
5. “ME TE JETON” (Teksti: Rozana Radi, Këndon: Soni Malaj)
6. “RRI ME MUA” (Teksti: Adi Hila, Këndon: Rosela Gjylbegu)
7. “SHIU IM” (Teksti: Alban Skënderaj, Këndon: Miriam Cani)
8. “DIGJEM PËR TY” (Teksti: Leonora Poloska, Këndojnë: Leonora Poloska & Kanita)
9. “MAGNET” (Teksti: Big Basta, Këndon: Anjeza Shahini)
10. “KE HARRUAR” (Teksti: Endirt Mumajesi, Këndon: Vedat Ademi)

Më shumë: http://teksteshqip.com/cmimet.php

Lajme të ngjashme

Back to top button