Memeti demanton Gruevski: Ligji për polici, jo në përputhje me BE-në

Avokati i Popullit Ixhet Memeti konsideron se projekt-ligji me të cilin policia do të mund të përdorë plumba gome dhe paralizues elektrik, nuk është në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane. Në një interviste për emisionin 360 shkallë në Alsat M, Mehmeti sqaroi se është e nevojshme që të ketë norma më të sakta që mos ndodhin abuzime të këtyre mjeteve të dhunshme.

Qëndrimi i Avokatit të Popullit vjen disa ditë pasi Kryeministri Gruevski e tha të kundërtën se propozim-ligji për policinë është në pajtim me standardet ndërkombëtare.

“Për detaje të atij Ligji mund ti drejtoheni Ministrisë e Punëve të Brendshme. Por ajo që mund ta konfirmoj është se gjithçka që parashihet me Ligj është në përputhje me praktikat e Bashkimit Evropian. Asgjë nuk është jashtë praktikave të duhura dhe ligjeve në Bashkimin Evropian”, tha ditë më parë Nikolla Gruevski – Kryeministër.

Por, edhe sipas Avokatit të Popullit dhe oficerit të lartë policor në pension Ljubomir Gjurçevski, plumbat e gomës dhe paralizuesit elektrik janë mjete të rrezikshme për të cilat do duhet saktësisht të dihet jo vetëm kur, por edhe kush do të mund ti përdor. Projekt-ligji, me të cilin parashikohet përdorimi i këtyre mjeteve, sipas informatave të fundit është fazën përgaditore, dhe teorikisht mund të pësojë ndryshime. Arsyeja e ndryshimeve sipas Ministrisë së Brendshme,është rritja e dhunës gjatë protestave në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button