Stavrevski: Honorarët çdo muaj do duhet t’i paraqesin paratë që fitojnë

Të gjithë qytetarët që fitojnë para nga kontratat autoriale dhe kontratave në vepër, çdo muaj do duhet t’i paraqesin paratë që fitojnë. Kjo do të thotë se firmat dhe qytetarët në nivel mujor vetë do duhet të dorëzojnë të dhëna në Fondin e shëndetësisë dhe atë pensional. Kjo risi është paraparë në Rregulloren për kontribute dhe honorarë.

“Nëse të ardhurat janë nën rrogën minimale, atëherë firma do bëjë pagesën dhe paraqitjen, ndërsa nëse është mbi rrogën minimale ose nëse obliguesi fiton para për kontrata nga më shumë vende, vetë do të paraqitet sepse vetë e di prej ku dhe sa para fiton”, tha Zoran Stavrevski, ministër i Financave, njofton Alsat-M.

Stavrevski thotë se funksionarët nuk do të përjashtohen nga pagesa e kontributeve, por nuk sqaroi nëse do tatimohen edhe paushallët.

“Të mos ketë dilemë, dispozitat e ligjit i përfshijnë edhe funksionarët njëjtë sikur edhe të gjithë të tjerët që realizojnë të ardhura në bazë të kontratave autoriale, kontratave në vepër dhe kontratave tjera që janë të saktësuara në ligj, pra do jenë obligues. Me rëndësi është se të gjithë njësoj do të kenë shkallë të barabartë. Shkalla për kontributet shëndetësore është e njëjtë për të gjithë sikurse edhe sigurimi pensional. Të ardhurat që do i realizojmë nga kontributet do të shkojnë në fondin pensional dhe atë shëndetësor. Kjo do të thotë se do të kemi cilësi më të mirë të shërbimeve shëndetësore, do të blihen pajisje plotësuese shëndetësore, ndërsa do munden edhe në kohë të realizohen detyrimet ndaj Fondit shëndetësor, ndërsa me sigurimin pensional do mund të sigurohet stazh pensional për ata që deri tani nuk e kanë këtë të drejtë”, u shpreh Zoran Stavrevski, ministër i Financave.

Lajme të ngjashme

Back to top button