A e dini se çfarë mund të ndodhë me valixhen tuaj, nëse ju e humbni atë në aeroport?!

Statistikat e mbështesin pretendimin se rastet e humbjes së bagazheve janë të shpeshta. Sipas një raporti mbi përdoruesit e transportit ajror të lëshuar nga autoritetet përkatëse amerikane, përqindja është gjithnjë më e vogël e udhëtarëve që kanë raportuar se kanë humbur valixhet e tyre.

Por kjo nuk është ngushëllim i mjaftueshëm për njerëzit që kanë humbur gjëra, sepse ata shpeshherë kanë ndjekur zakonisht nga një periudhë të gjatë të pritjes.

Në pothuajse shumicën e rasteve, valixhet do të shfaqen pas disa javësh. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë, diçka e tillë pothuajse me siguri do të ndodhë brenda tre muajve, transmeton Telegrafi.

Në qoftë se edhe në këtë periudhë nuk ndodhë, atëherë ka një shans që ajo të kthehet tek ju edhe pas një kohe më të gjatë (rasti i një gruaje, valixhja e së cilës u shfaq 20 vjet pasi ajo ishte humbur).

Por ndonëse në përqindje shumë të vogël, ka raste kur valixhet nuk i kanë gjetur pronarët e tyre, ose mund të thuhet se janë humbur përgjithmonë.

Për shembull në SHBA, sipas medieve, disa prej këtyre “valixheve jetime” përfundojnë deri në Scottsboro, Alabama, në qendrën për bagazhet e “panjohura”.

Është dyqani i vetëm në Amerikë që blen – dhe pastaj rishet – bagazhet e humbura në aeroporte.

Shumica e inventarit përbëhet nga gjëra të thjeshta të njerëzve të paketuara në valixhe: kozmetikë, veshje, …!

Brenda Cantrell, një përfaqësuese e dyqanit, ka thënë se ata marrin çdo ditë nga autoritetet, në mes 5000 dhe 7000 gjëra të reja – kryesisht gjëra të përshtatshme për rishitje.

Cantrell nuk ka dashur të zbulojë numrin e saktë të valixheve që ata marrin çdo ditë, por sipas asaj që ajo thotë, duhet të jenë me qindra, transmeton Telegrafi.

Sipas disa të dhënave, edhe pse aviokompanitë humbin tanimë më pak valixhe se viteve të kaluara, gjatë vitit të kaluar ka pasur rreth 21,8 milionë valixhe të humbura. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button