Parlamenti shtyn votimin për mandatet e LSDM-së, mungojnë deputetë

Kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski, e ka shtyrë për më vonë votimin për marrjen e mandateve të deputetëve të opozitës. Në sallën e parlamentit mungon edhe numri i nevojshëm prej 82 votave.

Në seancë prezent janë vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për një Maqedoni  më të mirë dhe deputetët e BDI-së, ndërkohë që mungojnë deputetët e PDSH-së si dhe Roza Topuzovska, Solza Gërçeva dhe Buralieva.

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 28-të në të cilën duhet të vendos për marrjen e mandateve të deputetëve të opozitës.

Që t’i merret mandati një deputeti nevojitet shumicë prej dy të tretash gjegjësisht 82 vota. Për çdo mandat Kuvendi duhet të prononcohet në veçanti.

Komisioni për çështje të rregullores dhe të imunitetit të mandateve në seancën e mbajtur më 2 dhjetor vendosi t’i propozojë Kuvendit marrjen e mandateve për 31 deputetë të LSDM-së opozitare dhe partnerëve të saj të koalicionit, në bazë të raportit për mungesat e deputetëve të kësaj përbërjeje për periudhën prej gjashtë muajve, i përgatitur nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button