Misioni Lazarat – Policia bllokon ujin për parcelat me hashash

Policia e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit bëri bllokimin e makinave me pleh dhe boteve me ujë që hyjnë në Lazarat për kultivimin e kanabisit, njofton ABC News.

Pese kamionë me pleh dhe ujë janë penguar dhe 58 shtetas që udhëtonin në drejtim të Lazaratit për te punuar, u shoqëruan nga policia.

Efektivët e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Gjirokastër kanë nisur aksionin për bllokimin e boteve me ujë e pleh që hyjnë në Lazarat për të kultivuar kanabis.

Gjithashtu edhe për të bllokuar punëtorët që hyjnë në Lazarat që nga informacionet tona që disponojmë këta shtetas punojnë për të kultivuar kanabis. Operacioni vijon ende, njoftoi policia lokale

Lajme të ngjashme

Back to top button