Studentët para Qeverisë: STOP reformave të dëmshme! (FOTO-VIDEO)

Studentët e Maqedonisë, maqedonas, shqiptarë dhe të tjerë, sot edhe njëherë protestuan kundër ndryshimeve ligjore në arsim. Ata thonë që kjo shkon në dëm të tyre. Në këtë protestë kishte edhe profesorë si dhe prind. Megjithatë, deri sa ata protestonin, në Parlament komisioni për arsim e miratoi propozim ligjin. Më poshtë mund ta përcjellni kronologjinë e protestave të ndjekura për së afërmi nga gazetarja e Portalb-it.

15.30 – Para Qeverisë ende jehon muzika, megjithatë protesta mbaroi.

15.05 – Protesta vazhdon me muzikë, përderisa në Parlament, komisioni miratoi propozim ligjin. Studentët porosisin se këto nuk janë protesta të thjeshta por fillim i diçkaje më të madhe. “U mblodhëm këtu për të treguar se nuk jemi kafshë por qytetarë me vetëdije. Kryeministri të del dhe ta shohe këtë që ndodh dhe ta dijë se ne nuk jemi këtu vetëm për vete por edhe për motrat, vëllezërit, prindërit, fëmijët tanë..Ky është fillimi i shpresës së re në Maqedoni” thanë mes tjerash studentët.


Protesta studentore 26.12.14

Protesta studentore 26.12.14 (4)

Me parolat “Ne ju zgjodhëm ne mund të ju rrëzojmë”, “USHT kundër testimit ekstern”, “Test për Qeverinë”, studentët fuqishëm kërkojnë mos të zhvuillohet testimi shtetëror. Daim Luçi apeloi për protesta të qeta.

Protesta studentore 26.12.14

Njëkohësisht ai tha se jemi mbledhur para qeverisë për të shprehur revoltën tonë ndaj reformave në arsimin e lartë.

Protesta studentore 26.12.14

Protesta studentore 26.12 (1)

Protesta studentore 26.12 (2)

Protesta e studentëve shoqërohet me muzikë dhe fishkëllima, deri sa në anën tjetër qeveria ka shtruar tepihun e kuq dhe ka hapur dyert për qytetarët që duan ta vizitojnë.

Protesta studentore 26.12 (3)
Protesta studentore 26.12 (4)

Studentët, brohorasin, “Ne studiojmë ju përfitoni”, Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, Duam shtet që kujdeset për qytetarët jo për interesat e veta”.

Protesta studentore 26.12.14
Protesta studentore 26.12.14

Protesta studentore 26.12.14

Protesta studentore 26.12.14
Protesta studentore 26.12.14

14.20 – Mijëra studentë janë mbledhur para Qeverisë së Maqedonisë dhe kërkojnë nga ajo të hiqet provimi shtetëror sepse në këtë mënyrë cënohet autonomia e Universiteteve dhe dëmtohen vetë studentët.

B5yMULpCMAAC5cO

Protesta studentore 26.12.14-1

13.40 – Profesorët me pankarta në duar janë nisur para ndërtesës së qeveris për tu bashkuar me studentët të cilët zhvillojnë sot protestën e tretë me radhë kundër provimit shtetërorë.

Protesta studentore 26.12.14

Profesorët marshuan për tu bashkangjitur protestave të studentëve menjëherë pas formimit të Plenumit të profesorëve që paralajmëron rezistencë më të madhe ndaj miratimit të ndryshimeve në arsimin e lartë.

Protesta studentore 26.12.14

 

Lajme të ngjashme

Back to top button