Aurela Gaçe godet ata që thonë se ka bërë buzët dhe nxjerr një foto

Këngëtarja Aurela Gaçe mohon që të ketë bërë buzët operacion për t’i fryrë. Ajo thotë se nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrjeje të tillë dhe akuzon njerëz që kanë përhapur këto fjalë si thashethemexhinj. Aureola hedh edhe ca romuze: “Sa qejf, sapo mora vesh nga burime te ndryshme që kam bërë buzët.

Të ishte një, hajde de… marrim vesh shume lajme për veten, por këtë me duhet ta sqaroj, si dhurate për llafazanët. Qetësohuni: Meqë jemi ne prag festash, po i fal të papunët. Zoti ju dhëntë pune këtë vit që po vjen e në vazhdim, se kur ju keni me ç’të merreni, nuk do t’ju bjerë në mend njeri.

Më vjen për të qeshur vërtetë… qe te flini rehat, ja ku e keni surratin tim nga 98- deri 15 dite përpara”.

Lajme të ngjashme

Back to top button