Berat Jakupi konkuron për “Sportisti më i mirë i ri”

Agjencioni për Rini dhe Sport ka shpallur listën e të nominuarve për çmimin Sportisti më i mirë i vitit, që do të mbahet më 27 dhjetor (e shtunë) në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë.

Gjithsej do të jenë 9-kategori, ndërsa mirënjohje do t’u ndahen edhe shkollave fillore dhe të mesme si dhe universitete e Maqedonisë. Në kategorinë kryesore, sportisti dhe sportistja më e mirë , janë nominuar pesë sportist, ndërsa aty do të “luftojnë”, Emil Pavllov, Aljosha Nedev (Karate), Igor Stefanovski (Automobilizëm), Evgenij Pop Acev (Not) dhe alpinisti Zdravko Dejanovski.

Në kategorinë e femrave për këtë çmim në garë janë: Mirjeta Bajramovska, Julija Nikoliq(Hendboll), Jadranka Nedeva-Jarqevska (Karate), Lina Gjorqevska (Tenis) dhe futbollistja Natasha Andonova. Për “Sportisti më i mirë i ri” meshkuj dhe femra janë nominuar, Berat Jakupi, Poliksenija Jovanova (Karate), David Babunski (Futboll), Filip Taleski (Hendboll), Aleksandar Sokollovski , Meri Janeva(Boulling), Boban Ilioski (Kik-Boks), Katerina Marinkoviq (tenis), Anastasia Bogdanovski (Not) dhe Ivana Gjorgjievska (hendboll).

Lajme të ngjashme

Back to top button