Mot i ftohtë dhe me reshje të borës

Mot i ftohtë me erë të përforcuar veriore, rënie e përnjëhershme e temperaturave dhe reshje të borës, paralajmëroi prej sot Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Pasdite rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikimin e masës së ftohtë ajrore, e cila shpejt do të lëshohet nga veriu me erë të matur herë pas here të përforcuar, me çrast do të ketë ndryshim të dukshëm të motit me rënie të temperaturave.

Reshjet e shiut dhe të borës do të fillojnë nga perëndimi dhe veriperendimit dhe nga fundi i ditës në pjesën më të madhe të vendeve të ulëta, do të kalojnë në reshje bore dhe do të formohet një shtresë e hollë nga bora. Në male reshjet do të jenë vetëm të borës. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës, ndërsa nesër pasdite reshje do të ketë vetëm në lindje të vendit.

Nga dita e diel deri të martën pason periudhë e motit të ftohtë me reshje të përkohshme të borës.

Lajme të ngjashme

Back to top button