Administrata e fryrë e shfryu buxhetin

Në situatë kur zvogëlohet mundësia për marrjen e borxheve, qeverisë nuk i mbetet asgjë tjetër  vetëm se ta thithë edhe denarin e fundit nga qytetarët, deklaroi për REL analisti politik Sllobodan Najdovski.

Sipas Najdovskit për këtë shkak qeveria vendos obligime për honorarët dhe dënime të reja për qytetarët. Por sipas tij edhe me këto masa nuk do të mund të kënaqë nevojat për të paguar administratën dhe kjo do të sjellë në një gjendje edhe më të vështirë ekonomike.

Analisti Najdovski kujton se vendi një kohë të gjatë po i ndjen pasojat nga punësimet e shumta në administratën publike.

Ish ministri i financave Nikolla Popovski doli me statistika se në gjashtëmujorin e fundit të viti 2014 janë punësuar gjithsej 3.500 punësime, 3150 janë realizuar në sektorin publik apo administratën publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button