Mourinho lavdëron Premier Ligën

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, ka hedhur poshtë pretendimet e Gareth Bales se La Liga është liga më e forta në planet. Ish trajneri i Real Madrditi dhe Interit insiston se liga numër një në rruzullin tokësorë është Premierliga.

“Bale e ka thënë këtë pasi luan në La Liga. Unë kam fituar La Ligën, kam humbur La Ligën, por unë gjithashtu fitova La Ligën, dhe unë e di qartë dallimet mes La Ligës dhe Premierligës”, kia deklaruar Mourinho.

“Të shkoni në ndeshje duke e ditur se do të fitoni me siguri nuk është gjëja më e mirë. Në Spanjë gjithkush e di se cilat janë dy ekipet më të mira”, theksoi strategu portugez, i cili morri edhe një shembull mes futbollit anglez dhe spanjoll.

“Në Angli është e pamundur të arrish 100 pikë dhe të shënosh 126 gola, kurse në Spanjë po. Nëse dikush e bënë këtë në Angli mund të jenë ekipi më i mirë, por jo konkurrenca më e mirë. “, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button