Janë lënduar 16 persona në 9 aksidente trafiku në Shkup

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit, policia e trafikut ka kryer kontroll të 11 aksidenteve në komunikacion. Prej tyre, dy janë me pasojë të dëmit material, ndërsa në nëntë, lëndime më të lehta trupore morën 16 persona.  Policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 12 shoferë të cilët e drejtonin automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, 18 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, pesë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese të qarkullimit në udhëkryqet, si dhe 20 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të caktuar për këmbësorët.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë larguar 66 automjete të cilët pengonin zhvillimin normal të komunikacionit. Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor sot do të mbajë këshill komunikacioni në temë “Sigurimi i këmbësorëve” me fillim në orën 19:00 në hapësirat e Stacionit policor me kompetenca të përgjithshme të Gazi Babës në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë kundërvajtje mbi baza të ndryshme në cilësi të këmbësorëve.

Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacion rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në SHF “Goce Delçev” në lagjen Ilinden dhe në shkollën rajonale në vendbanimin Marino, me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt. Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacionit të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button