Kujdes, viza të falsifikuara për në Kanada

Nga viti 2003 deri 2012 gjithsej 164 persona nga Maqedonia janë larguar për të punuar  në Kanada. Më shumë janë larguar në vitin 2008, rreth 35 persona derisa në vitin 2012 vizë kanë fituar 28 persona.

Nga reparti për migracion dhe shtetësi në Kanada deklaruan se numri i shtetasve të Maqedonisë të cilët këtë vit kanë marr vizë për punë ende nuk është publikuar.

“Numri i personave nuk është publik port ë dhënat e fundit mund të gjenden në faqen e internetit për punëtorët e përkohshëm dhe ato të përhershëm të huaj në Kanada”, deklaroi Remi Larivieri nga reparti për migracion.

Ata paralajmërojnë qytetarët që të kenë kujdes nga mashtrimet me vizat e falsifikuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button