Muller lavdëron Guardiolan

Anëtari i Bayern Munchen, Thomas Muller thotë se Pep Guardiola i ka mbajtur të gjithë lojtarët në formë që prej ardhjes së tij në Allianz Arena.

Strategu spanjoll ka fituar me dopietën në sezonin e tij të parë me bavarezët, ndërsa Muller ka vetëm fjalë të mira për ish-trajnerin e Barcelonës.

”Padyshim se Guardiola i ‘mprehë’ shqisat e lojtarëve. Ai i ka gjithmonë vlerësimet e tij në duar dhe është një këshilltar i yni për t’ua bërë lojtarëve më të lehta paraqitjet individuale”.

”Ai na jep neve shumë liri në sulm. Njëherë ai na tha se në karrierën e tij kishte shënuar vetëm pak gola dhe me këtë ai na tregoi për dobësitë e kundërshtarëve dhe na tha të bëjmë se çfarë të duam në fazën e sulmit. Kjo funksionon kështu”, tha Muller për Bild.

Lajme të ngjashme

Back to top button