Filmi i Sony Pictures “Interview” do të shfaqet në kinema së shpejti! (VIDEO)

Filmi qe është bere tashme i famshëm ende pa pare dritën e diellit do te dale ne kinematë amerikane nesër ne datën 25 dhjetor, ashtu sikurse ishte njoftuar edhe me pare nga Sony Pictures, njoftim qe nuk u ka ardhur për shtat autoriteteve koreano veriore.

Gjithsesi kompania amerikane nuk ka bere ende me dije se cilat do te jene sallat qe do te mundësojnë shfaqjen e filmit, por për momentin ajo qe dihet është se ato do te jene disa dhe mendohet se numri i tyre do te rritet me kalimin e kohës.

Prodhimi dhe shfaqja e këtij filmi është paraprirë nga një debat i ethshëm, por asnjëherë i hapur mes Koresë se Veriut dhe Washigton-it. Koreano verioret asnjëherë nuk kane pranuar se kane qene ata pas kërcënimeve ne rast se do te shfaqej filmi, sikurse dhe amerikanet përmes presidentit Obama, i cili kercenimet nuk i konsideroi si akte lufte, por si akte te luftës kibernetike.

Ndërkohë gjate ditës se djeshme rrjeti informativ ne Korenë e Veriut ishte jashtë funksionimit për me shume se 9 ore, por edhe tani duket se nuk është ne gjendje te mire pune. Ne lidhje me këtë ende nuk ka ndonjë informacion te sigurt për shkaqet, por dyshimet shkojnë nga vete SHBA, Kina, por edhe Koreja e Jugut, ndërkohë qe këtë e ka marre përsipër grupi i njohur Anonymous, por qe për këtë nuk ka ende prova te sigurta.

Lajme të ngjashme

Back to top button