Duraku kritikoi për punësime, funksionarët e BDI-së ofrojnë projekte

Me komunën e Likovës, ministrat dhe funksionarë të BDI-së, kanë filluar të zbatojnë vendim të kryesisë dhe vetë kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti  për të diskutuar  problemet dhe projektet që duhet realizuar në këto komuna.
Takmi me Sadulla Durakun ndodh menjëherë pas reagime të tij dërguar zëvendëskryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferit se ai keqpërdor punësimet në sektorin e tij duke mos përfillur rajonin e komunës së Likovës.

Ministrat Bekim Neziri, Abdilaqim Ademi dhe Lirim Shabani të shoqëruar zv/ sekretari i qeverisë Tahir Hani dhe deputetët e zonës kanë qëndruar sot në komunën e Likovës ku kanë takuar kreun e saj Sadulla Duraku. Kjo vizitë ka pasuar pas letrës kritike qe publikoj kreu i kësaj komunë Sadulla Duraku.

“Unë mendoj se  nuk ka nevojë të bisedohet rreth kësaj pune për arsye se atë ju e keni pasur në mjetet e informimit të juaj. Nuk ka mosmarrëveshje në trupin tonë, në familjen tonë të  Bashkimit Demokratik Për Integrim. BDI është një familje e madhe dhe aty mund të ketë mosmarrëveshje të vogla, por ato mendoj se kryesia qendrore dhe lideri i BDI-së e ka atë kapacitetin intelektual, guximin e vetë që të tejkalojë të gjitha edhe ato pak defekte që janë”, deklaroi Sadulla Duraku, kryetar I Komunës së Likovës.

Bekim Neziri, premtoi zonë të lirë ekonomike për Likovën.

“Unë si ministër i ekonomisë jo çdoherë mund ti realizoj projektet ashtu siç i kemi planifikuar, kuptohet se inicimi i një zone ekonomike në komunën Likovës ka qenë me ardhjen time si ministër. Ndoshta deri tani është dashur që nga ministria e ekonomisë të kemi plan aksionar konkret. Deri tani nuk kemi mirëpo sot në takimin u obliguam që në afat prej 30 ditësh kryetari të komunës së Likovës ti japim plan aksionar konkret”, tha Bekim Neziri, ministër i ekonomisë.

I njëjti delegacion pas vizitës në Likovë do ta vizitoj edhe Gostivarin për tu takuar me kreun e saj Nevzat Bejta.

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button