800 pensionist janë honoraristë në Shoqatën e Pensionistëve!

Rreth 800 pensionist marrin honorar si shpërblim për punë plotësuese në bordet komunale të Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë. Kompensimet e tyre sillen prej 3.000 deri në 5.000 denarë në njësitë lokale vendore, 8.000 denarë në organizatat komunale, deri në 15.000 denarë në organizatat e qytetit dhe deri 20.000 dernarë në drejtorinë e Lidhjes, akuzon Grozda Danova, kryetare e Shoqatës së Intelektualëve dhe Pensionistëve të Maqedonisë. Sipas saj, Lidhja nga anëtarësia në muaj mbledh  rreth nëntë milion denarë, por për shkak të asaj se nuk dinë ku ta shpenzojnë, dhe harxhojnë vend e pavend, blejnë automobila, dhe hanë dreka të shtrenjta me pastërma nëpër Shtip. Këto akuza i  përgënjeshtroi kryetari i Shoqatës së pensionistëve Drago Argirovski, sipas të cilit, të ardhurat e pensionistëve janë shumë më të ulëta, dhe gjithçka tjetër është shpifje dhe mos njohjen e punës së Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve.

Fondi Pensional mezi qëndron këmbë. Dhe të jetë më paradoksale, fal administratës, ai mbushet. Nga ana tjetër, nga ana tjetër, Lidhja merr anëtarësim nga 30 denarë dhe atë nga secili pensionist, edhe pse ai duhet të jetë bazë vullnetare. Vetëm në bazë të kësaj anëtarësie në muaj grumbullohen rreth 9 milion denarë dhe harxhohen pa ndonjë qëllim për qejfe personale. Prandaj, ne kërkojmë që anëtarësia të paguhet vullnetare, e jo sikurse deri më tani që është e detyrueshme- thotë Danova për Agjencinë e Lajmeve “Meta”.

Në Maqedoni aktualisht ka 282.734  pesnionistë.

Lajme të ngjashme

Back to top button